Protesta e Berishës, procedohen penalisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi
Pas më shumë se 5 orë pasi inspektoi provat e përplasjes në partinë demokratike, prokurorja Elisabeta Imeraj ka firmosur të procedojë dy eksponentë kryesorë të dy rrymave të selisë blu.
Për nismën e hyrjes në selinë e partisë demokratike dhe thyerjes së dyerve dhe dritareve, por edhe dëmeve të shkaktuara brenda goditës, është proceduar deputeti Flamur Noka.
Në deklaratën për mediat thuhet se ai akuzohet për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transporti.
Në një njoftim policia bën me dije se
Gazment Bardhi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, ndërsa Flamur Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Duke ruajtur balancën brenda dy grupimeve, në ndjekje penale nga mbështetësit e Bashës është gazmend bardhi. Për të kanë shërbyer këto pamje, kur ndaj protestuesve hidhet sprai lotësjellës por dhe shkumë zjarrfikëse. Madje dhe pamjet kur goditen protestuesit me mjete të forta janë vendosur në dosjen e tij
Ndaj tij rendon akuza Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme
Për mediat policia bën të ditur se 34 persona janë të arrestuar sipas bluve në flagrancë dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht. Mosha e tyre shkon nga 19 vjeç deri në 52 vjeçar.

