‘Po hidhni lëndë helmuese’, avokati Altin Goxhaj merret nën hetim nga policia

‘Po hidhni lëndë helmuese’, avokati Altin Goxhaj merret

Aktivisti dhe avokati Altin Goxhaj është marrë nën hetim nga policia, pasi sipas tyre, ka ndaluar punonjësit e bashkisë së Tiranës, për të bërë dezinfektimin e ambienteve të jashtme të qytetit.

Siç njofton policia, Goxhaj ka ndaluar punën e punonjësve të bashkisë, duke i akuzuar se, ‘po hidhnin lëndë helmuese nëpër Tiranë’.

Ndaj Goxhaj është bërë një padi nga punonjësit e bashkisë së Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. G.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën ‘Bardhok Biba’, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi A. G.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit A. G., i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.

EMISIONET