Çollaku: Në 8 janar nëse policia do të vonohej 7 minuta do të kishte viktima në PD
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se në 8 janar ka pasur momente shumë të rrezikshme dhe se nëse policia do vononte 7-8 minuta do të kishte viktima.
Sipas tij, kjo histori përplasjeje në PD nuk do të mbarojë shpejt dhe se kjo ndodhi do të lidhur edhe me situatën në Ballkan.
Çollaku: Nuk mund të barazohet i dhunuari me dhunuesit. Atë ditë kemi qenë me disa persona brenda selisë së PD-së. Ne ishim në mbledhje brenda godinës, sigurisht që kur fillon dhuna dikush reagon. Brenda selisë në 8 janar ka pasur momente shumë të rrezikshme. Nëse policia do vononte 7-8 minuta do të kishte viktima brenda godinës.
Pse Berisha nuk akuzoi Bashën para 9 shtatorit? Kjo histori nuk do mbarojë shpejt. Çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë në vijim është e lidhur me një proces madhor që lidhet me Ballkanin. Sipas Biden të korruptuarit janë cenim për SHBA-në.

