Nesër viti i ri shkollor, 20% e mësuesve pa vaksina, test javor PCR ose të gjithë në shtëpi

Teksa jemi një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit raporton se mbi 80% e stafit mësimor kanë bërë një dozë të vaksinës anti-Covid dhe mbi 60% i kanë bërë të dyja dozat. Në kushtet kur gjithçka duket se është gati, vaksinimi apo jo i stafeve pedagogjike i cili është përcaktuar si i detyrueshëm lë të hapur mundësinë e mungesave në radhët e mësuesve apo edhe vë në pikëpyetje vendet e tyre të punës

Një tjetër vit shkollor na gjen në pandemi. Të hënën dyert e institucioneve të arsimit parauniversitar, shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme hapin dyert për të pritur nxënësit për një vit të ri shkollor.

Në kushtet kur gjithçka duket se është gati, vaksinimi apo jo i stafeve pedagogjike, i cili është përcaktuar si i detyrueshëm, lë të hapur mundësinë e mungesave në radhët e mësuesve apo edhe vë në pikëpyetje vendet e tyre të punës.

Deri më tani nga të dhënat e raportuara nga Ministria e Arsimit rezulton se mbi 80% e stafit mësimor kanë bërë një doze dhe mbi 60% kanë bërë dy doza.

Në urdhrin nr 413 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin e përhapjes së Covid 19 për personelin e institucioneve arsimore dhe studentët thuhet:

“Për punonjësit e institucioneve arsimore që nuk paraqesin certifikaten e vaksininit , do te kryehet paraqitja cdo jave e testit PCR,të kryer sipas procedures per kryerjen e testeve per efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars –Cov-2, duke filluar nga data 27.09.2021.”

20% i personelit të pavaksinuar në rast të mosparaqitjes së testit PCR çdo jave, rrjedhimisht janë të shkarkuar nga puna.

Shkolla fillon të hënën, po kush do t’i mësojë nxënësit nëse nga radhët e mësuesve të pavaksinuar do të ketë mungesa?

Një pyetje, që ende nuk ka një përgjigje.

Nesër viti i ri shkollor, 20% e mësuesve pa vaksina, test javor PCRNesër viti i ri shkollor, 20% e mësuesve pa vaksina, test javor PCR

EMISIONET