Në listën e vrasjeve nga grupi i Laertit dhe Renato Çaushi/ I shkuan në Sarandë e Tepelenë. Goditjen e donte “Reno i Vogël” që ...
Mes një seri të gjatë vrasjesh dhe “kontrata vdekje” të lidhura me persona të ndryshëm, në muajin shkurt 2023 grupi i Laert Haxhiut, kishte marë porosi dhe kishte filluar mobilizimin për të goditur me armë, Renato Kalivaçin alias Andrea Çaushin.
Ky episod i ri është duke u hetuar nga SPAK pasi grupi kriminal ka kryer një seri veprime për të “Siguruar mjetet dhe kushtet” me qëllim vrasjen e Renato Kalivaçit.
Siç thuhet në dosjen hetimore për të bërë këtë punë, dy besnikët e Laert Haxhiut, Artan Tafani dhe Firdeus Berberi, fillimisht kanë vjedhur në shkurt 2023 një automjet në qytetin e Durrësit.
Automjetin ata janë kanë vjedhur një personi i cili po pinte kokainë, ndërsa prania e Berberit dhe Tafanit, është shfaqur në mënyrë të befasishme duke u prezantuar si punonjës policie.
Një skemë kjo që siç tregon i penduari Artan Tafani, e përdornin në shumë raste për vjedhjen e makinave në Tiranë, Durrës e qytete të tjera, duke survejuar djem që konsumonin drogë apo çifte të rinj që kryenin marëdhënie seksuale Brenda në makinë.
Makina tip “Benz” është vjedhur me qëllimin për tu përdorur në një vrasje që do kryhej në Tepelenë ose në Sarandë, ku objektiv i grupit ishte Renata Çaushi, një emër i njohur i botës së krimit, i specializuar më tepër në trafikun e drogës.
Porosinë për vrasje e kishte marë Laert Haxhiu, dhe njeriu që interesohej për të goditur Renato Çaushin, ishte një tjetër Renato nga Tepelena, që thirej “Renato i Vogël” dhe aktualisht jeton në Dubai.
“...Reno i vogël” këtë ngjarje ia kishte kërkuar “Julit të Pashakos” për ta kryer. Reno mesa di unë Julin e ka shok. Gjithashtu Juli me parë kishte patur shoqëri të ngushtë edhe Renato Kalivaçit alias Andrea Çaushin, prandaj nuk e mori përsipër. Por ja ka dhënë si porosi Laertit, ndaj dhe në filluam përgatitjet...”- ka treguar i penduari Artan Tafani.
Në dëshminë e tij të dhënë para prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe drejtuesit të hetimeve për krimet e rënda, ndër të tjera Artan Tafani ka treguar se:
”...në shkurt 2023 mbaj mend që kam qenë me Firdeus Berberi dhe Laert Haxhiu. Shofer ishte Laerti dhe po ecnim me automjetin Benz ML që thashë më sipër. Makina që pikasëm ishte Benz C 220 gri dhe ishte e parkuar anësh rrugës. Pasi e pikasëm Laerti, na la 500 metra para saj dhe unë dhe Firdeus shkuam tek mjeti dhe pamë që aty ndodhej vetëm një djalë i ulur si shofer i cili në dukje po konsumonte kokainë. Unë i shkova tek xhami, isha i armatosur me pistoletë, por se mbaj mend tamam çfarë pistolete. Dhe Firdeus kishte pistoletë, por nuk e nxorri. Unë armën e mbaja në dorë dhe dorën poshtë, nuk e di nëse ai e pa armën, une i rashë xhamit dhe iu prezantova si Polic dhe i thashë të dilte nga makina për kontroll. Ai doli, unë hipa si shofer dhe Firdeus u ul pasagjer përpara. Këtë makinë unë, Firdeusi dhe Laerti e kemi çuar në Tepelenë, ka ndenjur atje 15-20 ditë parkuar atje sepse do përdorej për një ngjarje tjetër kriminale...”.
I penduari tregon se: ”...konkretisht me aq sa biseduam në atë periudhë, kam dëgjuar nga Laerti se do vritej Renato Kalivaçi alias Andrea Caushi dhe ky do vritej për llogari të një përsoni që i thërrasin Reno i Vogël dhe jeton në Dubai...”.
Sipas tij “Reno i vogël” këtë ngjarje fillimisht ia kishte kërkuar “Julit të Pashakos”, për ta kryer, sepse Reno Julin e ka shok. Gjithashtu Juli me parë kishte patur shok edhe Renato Kalivaçin (Andrea Caushi) prandaj nuk e ka marë përsipër, duke ja transferuar si porosi Laert Haxhiut.
“... për këtë punë unë kam shkuar 2 herë në Sarandë, sipas porosisë së Laertit, me automjet për të parë mundësinë për të gjetur Renaton me qëllim për ta vrarë. Njëherë mbaj mend që kam shkuar me Laertin dhe njëherë tjetër me Laertin dhe Fation Veliun. Pas 15-20 ditëve duke qëne se nuk e kam gjetur Renato Kalivaçin, shkova e mora unë benzin gri në Tepelenë dhe e lashë te garazhdi, ku e gjeti Policia e Tiranës, pas grabitjes me armë që bëra në “Astir” dhe ngjarja për vrasjen e Andrea Çaushit, nuk u krye. Për shtetasin me emrin “Reno i vogël”, unë personalisht nuk e njoh dhe nuk e kam takuar ndonjëherë por vetëm e kam dëgjuar nga Laerti, që quhej “Reno i vogël”-ka treguar Artan Tafani.