Kryeministri Rama takohet me Lajçak: Biseduam mbi zhvillimet e fundit rajonale

Kryeministri Rama takohet me Lajçak: Biseduam mbi zhvillimet e fundit

Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar metë dërguarin e posaçëm të Be për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmi është bërë i ditur nga Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ai shkruan se gjatë takimit me kryeministrin Rama diskutuan mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

"Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal

Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor,'' shkruhet në postimin e Lajçak.

EMISIONET