Kotelli: Kemi skanuar 42 fshatra për ndërtimin e modelit të fshatit turistik shqiptar

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert” në “Ora News”, Sofiola Kotelli, drejtuesja e Programit të Turizmit në GIZ Shqipëri, tha se prej dy vitesh po punohet për ndërtimin e një modeli të fshatit turistik shqiptar, duke skanuar 42 fshatra në gjithë vendin dhe duke përfshirë komunitetin lokal e të rinjtë në këtë proces.

"Ne jemi duke bërë një tur në veriun e Shqipërisë për të promovuar një seri produktesh të cilat tani janë gati për tu bërë të njohura qoftë në tregun domestik në Shqipëri por edhe në tregun ndërkombëtar.

Sot jemi në fshatin Rabdisht pasi kemi filluar prej gati 2 vitesh një koncept për ndërtimin e modelit të fshatit turistik shqiptar.

Kemi shkuar dhe kemi skanuar rreth 42 fshatra në gjithë Shqipërinë, por bazuar në disa kritere specifike si aksesi që ata kanë me pjesën infrastrukturore, nëse kanë banorë apo jo, sepse mund të ketë fshatra shumë të bukur por fatkeqsisht shumë prej tyre janë të zbrazëta nga banorët, ne kemi punuar me komunitetin dhe me një grup studentësh të rinj për të ndërtuar profilin e këtyre fshatrave turistik.

Kemi punuar me Rabdishtin, Lekbibaj, Zogaj në veri dhe Nepravishtën dhe Boboshticën në jug", u shpreh Kotelli.

EMISIONET