Fier, nis transportimi i plehrave drejt inceneratorit në Verri, Subashi: Nis punë në fundit të gushtit

Nis transportimi i mbetjeve urbane nga fusha e mbetjeve ne Fier drejt inceneratorit në Verri.

Kamionët po ngarkohen me mbetje, një proces që do të vazhdoje edhe në ditët në vijim.

Tashmë mbetjet urbane nuk do të grumbullohen në fushën e mbetjeve e cila ka funksionuar për më shumë se 70 vite.

E gjithë fusha e mbetjeve është e mbuluar nga dheu pas më shumë se 5 ditë që përfshinë këtë fushë nga zjarret.

Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkime se Fierit, Armando Subashi inceneratori pritet të nisë punën në fund të muajit gusht.

I gjithë landfilli prej me shumë se 7 ha në vjeshtë do të kthehet në një vend ku po të mbillen pemë.

EMISIONET