E rëndë në Ersekë/ 66-vjeçari goditet për vde*je nga rrufeja teksa punonte tokën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2025, 19:35

Një 66 vjeçar është goditur për vdekje nga rrufeja në Ersekë teksa punonte tokën e tij.
Ersekë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

