E rëndë në Elbasan, 13 vjeçari çohet përgjumësh dhe bie nga ballkoni, humb jetën
Një 13 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit duke humbur jetën.
"Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë," njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.