"E lamë që ta vr*së Lulzimi" - Tafani: Laert Haxhiu më urdhëroi të ekzekutoja kushëririn tim, avokatin Adriatik Guri

"E lamë që ta vr*së Lulzimi" - Tafani: Laert Haxhiu

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka dëshmuar sot për herë të parë në Gjykatën e Posaçme, ku ka rrëfyer 17 krime të bandës së Laert Haxhiut.

Më konkretisht bëhet fjalë për vrasjet e:

- Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 në Athinë

- Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021 në Korçë

- Çajup Selimit, 1 Qershor 2021 në Tepelenë

- Dikens Halilit, 3 Tetor 2021 në Athinë

- Alban Semakut, 17 Tetor 2021 në Peqin

- Albi Bashaliut, 27 Dhjetor 2021 në Elbasan

Si dhe një sërë krimesh të tjera si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie.

Një prej tyre është edhe tentativa për të vrarë avokatin Adriatik Guri, ku gjatë seancës së sotme në GJKKO, i penduari Artan Tafani ka rrëfyer planin e e urdhëruar nga Laert Haxhiu.

Sipas Tafanit, Adriatik Guri ishte kushlëriri i tij, teksa Laert Haxhiu donte ta vriste pasi dyshonte se avokati po ndihmonte kundërshtarët e tij. Por, avokatik Adriatik Guri ka shpëtuar falë një fqinji të tij.

Dëshmia e Artan Tafanit në GJKKO

"E lamë që ta vr*së Lulzimi" - Tafani: Laert Haxhiu
Avokati Adriatik Guri

"Laerti ishte në Greqi, më tha do vrasim avokatin Adriatik Gurri. Ka qenë shtator. E ruaja unë avokatin. Avokatin e kam kushëri.

Laerti donte ta vriste se ndihmonte hasmit e këtij nëpër gjyqe. Njëkohësisht kamerat e qytetit i kishte Lulzim Arapi dhe shikonin çdo lëvizje.

Unë i them nuk e vras dot se e kam kushëri dhe e lamë që ta vrasi Lulzimi. Një natë na iku ai. Natën tjetër prapë dhe na vjen vëllai i Lulzim Arapit dhe më shikonte mua.

Del avokati i shkruaj unë Lulzimit, por aty te hyrja e pallatit i del njëri me kapuç se e përzuri një banor i lagjes.

Pastaj e lamë avokatin e anulojmë.

Më pas, Laerti e anulloi, tha: “Nuk do e bëjmë avokatin.” Laerti ishte në Greqi, na urdhëronte nga andej.”

EMISIONET