Dervishi: Kulinaria është “qershia mbi tortë” e turizmit shqiptar dhe bujtinat po marrin përparësi

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Kujtim Dervishi, kryetar i "Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare", vlerësoi ndikimin e kulinarisë dhe mikpritjes në turizmin shqiptar, duke theksuar se bujtinat po marrin një rol të rëndësishëm në zonat malore dhe se bashkëpunimi me Kosovën mbetet i vlefshëm për të dyja palët.

" Po të vesh re këto tek fillimviti turizmi po shkëlqen goxha. Kulinaria është qershia mbi tortë përsa i përket atraksioneve turistike sepse të huajt e vizitojnë Shqipërinë pikërisht për mikpritjen, për ushqimin e shijshëm që ka Shqipëria dhe sigurisht për çmimet që janë favorizuese deri më sot përsa i përket të gjithë rajonit.

Bujtinat kanë marr një përparësi të madhe përsa i përket turizmit malor këtu tek ne. Vite më parë ishte bërë një traditë që mjaft operatorë turistikë shkonin për vizitë edhe bënin takime në Kosovë për t'iu ofruar një mundësi që atë ndihmë që jep turizmi kosovar në Shqipëri sigurisht që do ia kthejmë ne në periudhën e dimrit me ato mundësi që ka Shqipëria", u shpreh Dervishi. 

EMISIONET