Daci: Krimi në Fier i rëndë, nuk ka faj drejtësia, kemi Kod Penal ndër më të ashprit në botë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Jordan Daci u shpreh se ngjarjet kriminale në Shqipëri pasqyrohen më shumë, kjo jep një perceptim të gabuar.
Ai tha se krimi në Fier është shumë i rëndë, por theksoi se nuk është se ka faj drejtësi në raste të tilla, pasi drejtësi jep shumë herë vendime represive.
Daci: Ngjarjet kriminale në Shqipëri pasqyrohen më shumë, kjo jep një perceptim të gabuar. Në mediat perëndimore këto ngjarje pasqyrohen pak. Krimi i organizuar i kombinuar me trafikun e narkotikëve që shpeshherë shoqërohet me krimet të tjera, është rezultat i shkaqeve që na çojnë në krime të tilla. Në një ekonomi të tillë informale me para të pisët sigurisht që do të çojnë krime të tjera.
Krimi në Fier i rëndë dhe është një fatkeqësi. Nuk mendoj se është rasti në Fier kur ka faj drejtësia. Drejtësia jonë në raport me atë gjermane, përqindja që pushohet nga prokuroria është shumë më e lartë. Sistemi i drejtësisë prodhon viktima të pafajshme. Kodi penal është ndër më të ashprit në botë. Vendimet e gjykatave janë më ekstremet. Rasti nuk lidhet me dështimin e drejtësisë por mekanizmave të gjithë shtetit.

