"Boom" infektimesh nga Covid-19, 2029 raste të reja dhe 2 viktima, shtrohen rastet në spitale

"Boom" infektimesh nga Covid-19, 2029 raste të reja dhe 2

Dy humbje jete dhe 2029 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Përsa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur të mbijetojnë një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve me Covid-19, është regjistruar në:

Tiranë me 999 raste, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2029
Të shëruar në 24 orë 751
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 7378

Testime totale 1,556,936
Raste pozitive 226,598
Raste të shëruara 205,560
Raste Aktive 17,783
Humbje jete 3,255

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8779
Durrës 1434
Fier 1387
Elbasan 1300
Vlorë 1065
Shkodër 1047
Gjirokastër 777
Berat 573
Lezhë 547
Korçë 502
Dibër 215
Kukës 157

EMISIONET