Beteja e 3 prokurorëve për një karrige në SPAK/ Gjykata rrëzon padinë e Muhametaj, nuk legjitimohet
Beteja ligjore e nisur një vit më parë në gjykatën Administrative të Apelit mes prokurores së Tiranës, Sonila Muhametaj (Domi) kundër Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe dy prokurorëve të SPAK, është shuar nga gjykata, si një konflikt që nuk duhet të kishte nisur asnjëherë.
Treshja e gjyqtarëve Administrativë të Apelit, Ardian Dvorani, Sokol Ibi dhe Eriol Roshi, e kanë rrëzuar padinë e prokurores Sonila Muhamedaj,me argumentin se paditja nuk legjitimohet për ngritjen e kësaj padie, kundër Këshillit Lartë të Prokurorisë dhe dy prokurorëve të SPA, Alfred Shehu dhe Elvin Gokaj.
Gjyqtarët relatojnë në vendim se paditësja Domi, mund të kundërshtojë dhe kërkojë gjykimin e shkeljeve të rënda që kryhen nga KLP, të cilat sjellin pafleshmëjrinë absolute të vendimarjes.
Por pika më kulminante e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit është argumenti se paditësja Sonila Muhametaj (Domi), nuk gëzon legjitimitetit aktiv për të kundëjrshtuar shkallën e vlerësimit dhe pikzimin e personave të tretë, që në këta rast janë dy prokurorët e SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gokaj.
Padia në fjalë ishte depozituar nga prokurorja e Tiranës, Sonila Muhametaj (Domi), e cila ishte pjesëmarrëse në garën e KLP-së për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.
Por Muhametaj, nuk mundi të fitojë garën përballë dy kandidaturave të tjera,Elvin Gokaj dhe Alfred Shehun.
Për pasojë prokurorja, ju drejtua Gjykatës Administrative të Apelit, ku kërkonte nxjerrjen e pavlefshme të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me argumentin se KLP kishte gabuar në formën e pikëzimit të kandidatëve, duke vlerësuar me pikë më të ulta Sonila Domin.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor, në muajin maj 2022 dy gjyqtaret Rilinda Selimi dhe Blerona Hasa, vendosën të pranojnë pjesërisht kërkesën e Sonila Muhametaj, duke rrëzuar disa nga vendimet e mara nga KLP-ja, përfshirë dhe sistemin e pikëzimit të kandidatëve.
Por juristët e këtij institucioni, ju drejtuan me një ankim Gjykatës së Lartë, dhe nisur nga kjo situatë, në Korrik 2022 Kolegji Administrative i kësaj gjykate, vendosi të prishë vendimin e Rilinda Selimit dhe të kthejë çështjen për rigjykim në Apelin Administrativ me një trupë tjetër gjykuese.
Gjykata e Lartë, e ka cilësuar vendimin administrative të Apelit, si një vendim që kapërcente kompetencat, duke marrë atributet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për sa i përket mënyrës së pikëzimit dhe emërimit të dy prokurorëve që aktualisht ushtrojnë funksionin e tyre në SPAK.
Për shkak të kësaj situate të krijuar mes rradhëve të prokurorëve,të cilët ishin përfshirë në një betejë për një vend në prokurorinë e posaçme SPAK, Gjykata Administrative e Apelit rimori sërish në shqyrtim dosjen, duke vendosur rrëzimin e plotë të kërkesë padisë së Sonila Muhametaj, si të pabazuar në ligj dhe prova.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.