BEQAJ DEL NGA “KAFAZI”/ Ish-ministri kërkon pushimin e akuzave për “Sterilizimin”

Ilir Beqaj kërkoi në GJKKO pushimin e çështjes së “Sterilizimit”, duke pretenduar se procesi ndaj tij është zhvilluar me shkelje dhe se akuzat e SPAK bazohen në hipoteza, jo prova konkrete. Ish-ministri, i cili këtë herë qëndroi pranë avokatit dhe jo në “kafazin” e xhamtë, akuzoi prokurorinë edhe për cenim të së drejtës së mbrojtjes përmes kufizimit të aksesit në dosjen hetimore.

Ilir Beqaj u bë I parë I pandehur që nuk qëndroi në Kafazin e xhamtë, por krah avokatit në seancën e radhës për cështjen e Sterizilimit në Gjykatën e Posacme mbajtur këtë të enjte.

Para togave te zeza, ish ministri I shëndetësisë pretendoi se  procesi ndaj ishte ishte bërë në shkelje dhe në kundërshtim kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Beqaj madje ngriti pretendime se edhe akuza ndaj tij nuk është bindja e prokurorit të SPAK

Beqaj: Një gjë është e qartë: akuza ndaj meje nuk është bindja e prokurorit. Çdokush ka të drejtë për një proces të rregullt ligjor. Unë jam përballur me të kundërtën, me një proces nga parregullsia në parregullsi”

Ish ministri I Shëndetësisë vijoi me tej duke tenditur pretendime që sipas tij kanë cënuar të drejtën në mbrotje, duke deklaruar se SPAK I ofroi akses në dosje me pagesë.

Beqaj: Ne kemi pasur mundësi të shikonim 2% të dosjes hetimore dhe këto kanë cenuar mbrojtjen efektive. Një i pandehur nuk duhet të detyrohet me shtrëngesë financiare për t’u njohur me akuzën. Ajo që dua të them dhe pse në plan të parë s’ka lidhje me këtë moment procedural. Kjo barrierë financiare krejtësisht e paligjshme

Duke përsëritur kërkesën për pushimin e cështjes, Beqaj  e cilësoi kallëzimin e nismës Thurrje mbi bazën e të cilit nisi hetimi për cështjen sterilizimi si të pambështetur në prova konkrete dhe të bazuar në supozime e pretendime politike.

Beqaj: Kallëzimi nuk përmban elementët kryesorë, por hipoteza, pyetje dhe shqetësime. Formulimet janë hipoteza. Por SPAK nuk e refuzoi por e regjistroi menjëherë për verifikime paraprake. Nisma Thurje s’ka bërë asnjë verifikim por i drejton SPAK pyetje tre ditë pasi u krijua SPAK.

Për cëshjen e koncensionit të “Sterilizimit” ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar

EMISIONET