Avokati i Mediut: Duhet të na jepet e drejta që të pyeten në gjykatë 90 dëshmitarët e kërkuar

Pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Fatmir Mediut për të thirrur si dëshmitarë 90 persona në procesin e Gërdecit, avokati i tij, Saimir Visha tha se duhet t’iu jepet e drejta që të pyeten në gjykatë të gjithë dëshmitarët që kanë kërkuar.

Ai theksoi se roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithësia i atribuohet atij nga pikëpamja penale.

Visha: Në listën e dëshmitarëve kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për tu thirrur të gjithë subjektet për tu pyetur para gjykatës. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë, do duhej të kishte marrë këtë vendim sot. Arsyet përse kemi kërkuar ri-inspektim, gjykata do duhej të kishte një arsyetim refuzues. Këtë nuk e bëri që për ne është një moment i veçantë i një subjektivizmi i pamerituar.

Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar ligjërisht të shprehet me pranim ose rrëzim. Të gjithë kanë pranuar të vijnë si dëshmitar. Roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithë sa i atribuohet atij nga pikëpamja penale.

EMISIONET