Aksident në Lezhë-Rrile, shoferja humb kontrollin, benzi përfundon përmbys jashtë rruge
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2023, 08:56
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën dytësore Lezhë-Rrile.
Një automjet benz me të cilin udhëtonte një femër ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.
Për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

