Zhupa “skanon” kampionatin: Nuk e prisja rezultatin e Vllaznisë, u prish “çik” java e fundit
Eksperti i futbollit Eduard Zhupa i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” skanoi rezultatet që prodhoi java e fundit e kampionatit shqiptar dhe renditjet e skuadrave.
“Në pikëpamjen teknika Tirana me Teutën u ndanë me një koeficient shumë të vogël.
Por nga pikëpamja teknike e kampionatit përvecc ndeshjes Dinamo – Teuta që u luajt drejt, të tjerat pastaj ishin ndeshje që kishin rrotacione.
Ajo që nuk prisja ishte ajo e Vllaznisë me Skënderbeun ku nuk e prisja një rezultat të tillë (1-5), megjithëatë mendoj se u prish cik java e fundit.
Mendoj se Dinamoja mund të ishte më sipër në renditje. Teuta me pak fat mund të ishte në katërshen e famshmen”, theksoi Zhupa.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE


