VIDEO/ Bajerni i përket të kaluarës, Sadio Mane mbërrin në Dubai, gati për vizitat mjekësore me Al-Nassr

VIDEO/ Bajerni i përket të kaluarës, Sadio Mane mbërrin

Sadio Mane është larguar nga Bayern Munchen. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi senegalez ka mbërritur në Dubai, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Al-Nassr.

Aventura e 31-vjeçarit te Bayern Munchen rezultoi zhgënjyese. Vetëm një sezon në Mynih dhe vetëm 7 gola e 5 asiste, në 25 ndeshje kampionati.

Sadio Mane është gati të nisë një aventurë re jashtë Europës. Lojtari ka luajtur më parë për Salzburg dhe Southampton, ndërsa pikun e karrierës e pati me fanellën e Liverpool.

EMISIONET