VIDEO/ Arsenali dorëzohet përfundimisht, Brighton e shkatërron 3-0 në Londër
Mbyllet edhe pse jo zyrtarisht kapitulli titull për Arsenalin që shkatërrohet në shtëpi nga Brigton 3-0, i njëjti rezultat që Manchester City arriti në transfertë me Everton.
Një humbje kjo që i lejon skuadrës së Guardiola-s ta hipotekojë titullin që në javën e ardhshme kundër Chelseat nëse arrin një fitore.
Ndeshja e “Fly Emirates” nxorri në pah limitet e skuadrës së Artetas që në pjesën e fundit të sezonit nuk arriti të mbante ritmin e Manchester City duke u kënaqur me vendin e dytë në klasifikim, arritje që nuk e regjistronte që prej 7 vitesh.
Me këtë fitore, Brighton konfirmohet në Europë për sezonin e ardhshëm.