UNITED RRËMBEN NGA CITY FA CUP, Guardiola shfajson lojtarët: Llogarita keq finalen

E parë në letër, finalja e FA Cup, duhet të ishte një ndeshje e lehtë prë Manchester City.
Por një derbi mbetet një derbi dhe Manchester United, edhe pse e mbylli Premier Ligën në vendin e tetë, tregoi se është aty dhe nuk mund ta mbyllte këtë sezon pa një trofe duke siguruar edhe një vend në kupat e Europës.
1-2 ishte rezultati final në një përballej titanësh në Wembley.
“Djajtë e Kuq” ishin të parët që kaluan në avantazh në minutë e 30 me anë të garnacho dhe 9 minuta më vonë Mainoo dyfishoi rezultatin pas një asisti për Fernandes.
Pjesa tjetër e ndeshjes folit thuajse e gjitha për qytetarët, por rrugën e rrjetës do ta gjenin vetëm në minutën e 87-të me anë të Doku.
Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë tjetër përveçse tentativave të dëshpëruara të lojtarëve të Manchester City për të çuar të paktën ndeshjen në shtesë.
Vërshëllima finale çoi në festë tifozët e Manchester United, të cilët kanë çfarë të gëzojnë në një sezon ku pjesa tjetër garave mund të quhen zhgënjyese.
Ndërsa rivalët e tyre, në këtë sezion duhet të kënaqen vetëm me fitimin e titullit kampion të Premier Ligë.
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, mori fajin për humbjen në finalen e FA Cup ndaj Manchester United.
Duke folur për mediet pas disfatës 2-1 në “Wembley”, trajneri spanjoll së pari uroi “Djajtë e Kuq” për fitoren, ndërsa më tej theksoi se plani i tij për ndeshjen nuk ishte i mirë, ndaj dhe sipas tij humbën në finale.
Më tej, Guardiola shtoi se ishte i zhgënjyer me rezultati, teksa theksoi se tani është momenti që të pushojnë, për t’u rikthyer siç duhet.
I pyetur për trajnerin e United, kreu i stolit të City-t deklaroi se Ten Hag është një teknik i jashtëzakonshëm dhe se sipas tij “Djajtë e Kuq” duhet të marrin vendimin e duhur për holandezin.

