Tragjedi gjatë festimeve me bilanc lufte, vritet 26-vjeçari, 203 të plagosur

Një viktimë është regjitruar në orët e para të mëngjesit në rrugët e Napolit gjatë festimeve për titullin kampion.
26-vjeçari Vincenzo Costanzo ka humbur jetën pasi u plagos fillimisht nga një armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Sheshin Volturno. Ndërkohë policia bën me dije se numri i të plagosurve është 203, mes të cilëve shumë janë pjesë e sherrit që shkaktoi edhe viktimën.
22 prej të shtruarve janë në gjendje të rëndë ndërsa 4 prej tyre janë goditur me armë zjarri. Bilanci rëndohet edhe më shumë nëse në listë shtohen 3 policë të plagosur, ndërsa një 20-vjeçare ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është në rrezik për jetën.

