Tirana e basketbollit shtyp sërish Besëlidhjen, finalja barazohet 2-2

Tirana e basketbollit shtyp sërish Besëlidhjen, finalja barazohet 2-2

82-66, Tirana e basketbollit të meshkujve fiton edhe përballjen e katërt përballë Besëlidhjes duke e çuar serinë në finales së Superiores në ndeshjen e pestë dhe të fundit që do të jetë vendimtare.

Në pallatin e sportit “Feti Borova”, djemtë e trajnerit Erkand Karaj shkatërruan lezhjanët që pasi humbën 4 ditë më parë në “Asllan Rusi” tashmë rrezikojnë shumë edhe pse e nisën serinë në mënyrën më të lehtë të mundshme duke fituar dy ndeshjet e para.

Ndeshje pa shumë histori në shtëpinë e bardhebluve që e dominuan duke filluar që nga minuta e parë dhe deri në të fundit. Diferencën në këtë përballje e bënë 3 pikëshat e Prodanit dhe Voglit ndërsa Davies ishte gjithashtu në një ditë të mirë.

Në krahun tjetër, për skuadrën e Afrim Bilalit nuk funksionoi pothuajse asgjë ndërsa sfida e pestë që do të luhet në “Asllan Rusi” do të caktojë edhe kampionen e re të Shqipërisë.

EMISIONET