Thomas Müller flet për të ardhmen: Do të vazhdoj të luaj, MLS është interesante

Thomas Müller flet për të ardhmen: Do të vazhdoj të

Thomas Müller ka thyer heshtjen mbi të ardhmen e tij, duke konfirmuar se karriera e tij si futbollist nuk ka përfunduar ende.

Legjenda e Bayern-it, i cili ka lënë pas një epokë të artë me klubin bavarez, ka bërë të ditur se synon të vazhdojë të luajë futboll, edhe pse jo domosdoshmërisht në Europë.

Gjatë xhirimeve të një reklame, Müller u ndal për një bisedë me Jan Mendelin, autor i një dokumentari mbi Joshua Kimmich për ZDF, ku u shpreh:

“Dua ende të luaj futboll dhe për këtë arsye kam vendosur të vazhdoj. Do të jem ende një futbollist.”

Ai shtoi se motivimi për të vazhduar qëndron te dashuria për skenën e madhe dhe sfidat që sjell futbolli:

“E dua presionin për të dhënë maksimumin. Do të vazhdoj ta shfrytëzoj këtë mundësi për sa kohë që trupi ma lejon të luaj në nivele të larta, edhe nëse nuk do të jem më në Europë apo në garat e Champions League.”

Müller foli edhe për një destinacion të mundshëm jashtë Europës, Major League Soccer në SHBA, duke e cilësuar atë si një kampionat tërheqës, veçanërisht me Kupën e Botës që do të zhvillohet atje vitin e ardhshëm:

“MLS është një kampionat interesant, sidomos në prag të Botërorit në Amerikë.”

Sipas të përditshmes gjermane BILD, në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme, Müller pritet të vendosë për klubin e tij të ardhshëm. Ai po shqyrton dy opsione, mes të cilave është edhe Los Angeles FC, një klub partner i Bayernit.

Karriera e njërit prej futbollistëve më ikonë të Gjermanisë nuk ka marrë fund dhe faza e radhës mund të jetë përtej Atlantikut.

EMISIONET