Theo Hernandez tremb milanistët, mund të veshë fanellën e Manchester United

Theo Hernandez tremb milanistët, mund të veshë fanellën e
Francezi i Milanit, Theo Hernandez mund të largohet nga Serie A pasi Manchester United po mendon seriozisht ta transferojë në “Old Trafford”. Lajmin e bëjnë të ditur mediat angleze sipas të cilave, klubi italian nuk dëshiron ta humbasë për një shumë më të vogël se 50 milionë euro.

Nëse Manchester United do ta bëjë zyrtare një ofertë të tillë, atëherë presidenca kuqezi mund ta marrë parasysh dhe të bëjë një vlerësim që në këtë rast do të ishte largimi i mbrojtësit të krahut për të nisur një eksperiencë të re në Premier League.

Edhe nëse realizohet ky skenar, e gjithë shuma do të investohet sërish në merkato për të forcuar sa më shumë skuadrën aktuale. Ballo-Touré është emri më i mundshëm që pritet ta zëvendësojë.

Theo Hernandez u transferua në Milano nga Reali dhe e nisi si rezervë por dalëngadalë fitoi vendin e titullarit e tashmë numëron 167 ndeshje ku 161 prej të cilave i ka nisur që nga minuta e parë.  

EMISIONET