Skandal në rrjet, Natacha Rey kërcënon Icardin me foto intime

Skandal në rrjet, Natacha Rey kërcënon Icardin me foto intime

Modelja uruguaiane. Natacha Rey, e përfolur për një flirt me sulmuesin e Galatasaray-t, Mauro Icardi, ka shpërthyer në rrjetet sociale me akuza dhe kërcënime ndaj futbollistit.

Në një postim provokues, ajo pretendon se Icardi ka qenë në kontakt me të dhe e ka mohuar lidhjen e tyre, njësoj siç kishte vepruar më parë me aktoren argjentinase ,"La China" Suárez.

“E mohoje edhe me China-n. Shpejt do të tregoj ‘mini penisin’ tënd, fotot që më ke dërguar,” shkruan Rey në një mesazh drejtuar publikisht Icardit, duke kërcënuar se do publikojë pamje intime të tij.

Reagimi i saj vjen pasi Icardi mohoi kategorikisht çdo lidhje me modelen dhe akuzoi publikisht ata që, sipas tij, shpikin histori për të përfituar nga emri i tij:

"Ndalo shpikjet, ndalo gënjeshtrat, ndalo të kërkosh famë në kurrizin tim apo duke baltosur partneren time.

Si gjithmonë, unë kam provat", shkroi ai në një story në Instagram.

Icardi madje shtoi se nuk mund të publikojë screenshot-et, pasi përmbajnë përmbajtje nudoje që mund t’i mbyllin llogarinë.

Ky konflikt virtual ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale dhe në mediet rozë, duke i shtuar një tjetër kapitull jetës personale gjithmonë të bujshme të Mauro Icardit.

EMISIONET