Shtyhet ndeshja e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Irlandës, shkak reshjet e dendura të shiut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 20:09
Reshjet të dendura të shiut dhe stuhia shtyjnë me 1 orë ndeshjen e Ligës së Kombeve në futboll për femra, mes Shqipërisë dhe Irlandës.
Takim që po luhej në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0 – 0, ndërkohë e dyta nuk ka nisur fare. Kjo për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Prej disa minutash, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu.