Rey Manaj largohet nga Sivasspor, destinacioni i sulmuesit kuqezi ende enigmë

Rey Manaj largohet nga Sivasspor, destinacioni i sulmuesit kuqezi ende

Pas një sezoni fantastik në Turqi, Rey Manaj lë Sivasspor.

Sulmuesi kuqezi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjithë tifozët.

“Ju dua Sivas. Do të mbeteni gjithmonë në zemrën time.

Faleminderit për gjithçka”, shkruajti Manaj.

Ylli kuqezi u impenjua në 33 ndeshje, ku realizoi 18 gola ndërsa dhuroi 3 asiste.

Mbetet për t’u parë se kush do të jetë skuadra e re, alternativat janë të shumta për Manaj, teksa ka interesim nga Serie A dhe kampionate të tjerë të mëdhenj.

Gjithsesi, fillimisht prioritet është Europiani, 27-vjeçari ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e listës së Sylvinhos, e cila do të publikohet të hënën.

EMISIONET