“Mund të isha në vend të Georgina Rodriguez sot por zgjodha ta refuzoja Ronaldon”

Gazetare, këngëtare, aktore dhe ish-kandidate për t’u bërë femra kryesore e familjes Ronaldo. Amerikania Alyson Eckmann del zbuluar teksa e pranon që ka qenë shumë pranë realizimit të ëndrrës së shumë femrave për të qenë në krah të Cristiano Ronaldos, aty ku është sot Georgina Rodriguez. Në një intervistë të gjatë, bukurioshja amerikane kujton:
“Më ftoi në shtëpinë e tij për të kaluar një natë sëbashku por unë refuzova. Sot mund të isha unë në vendin e Rodriguez”.
Në vijim të rrëfimit ajo shton:
“Organizova evenimentin për promovimin e pafrumit të ri të Ronaldos. Në festë biseduam gjatë, më ftoi në shtëpi dhe nëse do të kisha shkuar e dija se çfarë do të ndodhte. Një miku im më tha që po bëja një gabim të madh dhe pas këmbënguljes së tij pranova të shkoja.

Rreth orës 3 të mëngjesit pas disa gotave shampanjë, më shoqëroi në shtëpinë time shoferi i tij. Kur dola nga shtëpia më kërkoi numrin dhe për rreth 1 muaj këmbyem mesazhe por asgjë më shumë”.



