“Kundërshtari kockë e fortë“, trajneri i Erzenit: Lojëtarët janë heronj, do mbeten në memorien e çdo qytetari të Shijakut
Erzeni siguroi sot qendrimin edhe për një tjetër sezon në “Abissnet Superiore“. Shijakasit mposhtën Korabin me rezultatin 2-1 pas 120 minutave lojë.
Në një lidhje direkte me emisionin “Ora Spot” në “Ora TV”, trajneri Deliallisi ka treguar ndjesitë e tij pas suksesit të sotëm. Kreu i pankinës së Erzenit është shprehur se emocionet ishin të mëdha dhe nuk kursen elozhet për lojtarët e tij.
“Çdo minutë që kalonte, më shtoheshin emocionet. Presioni ishte mbi ne. Ka qenë një vit sakrifive. Një vit që nuk do të harrohet lehtë për qytetin e Shijakut. Këta djem janë heronj. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më mbrapa, por këtë lojtarë do të jenë gjithmonë në memorien e çdo qytetari. Duke parë ndeshjen, e dinim që kishim një kundërshtar shumë të fortë.
Jo rastësisht ka arritur deri këtu. Në ndeshje tregoi që ishte një kockë e fortë. Por në fund ia dolëm të gjithë bashkë. Përgëzoj çunat, pa ta ne jemi askushi. Falenderimi i shkon Zotit, edhe fati ishte me ne. Sot është ditë feste për ne dhe për familjet tona, që janë shkatërruar duke na ndjekur”, ka deklaruar Alfred Deliallisi.