'Giro d’Italia 2025' përfundon në Romë, me një etapë të veçantë në nder të Papa Françeskut

'Giro d’Italia 2025' përfundon në Romë, me

Për të tretën herë radhazi dhe për të katërtën në shtatë vitet e fundit, Giro d’Italia do të përfundojë në Romë.

Por edhe më i veçantë do të jetë edicioni i vitit 2025, pasi etapa e fundit do të nisë nga Qyteti i Vatikanit, në një moment të ngarkuar emocionalisht pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Presidenti i RCS Sport, Urbano Cairo, gjatë prezantimit të garës, u ndal pikërisht te rëndësia e kësaj etape:

"Kjo është hera e tretë radhazi që Giro përfundon në Romë, e katërta në shtatë vitet e fundit. Por këtë vit ka diçka më shumë: etapa e fundit do të nisë nga Qyteti i Vatikanit.

Është një moment i rëndësishëm dhe i veçantë, sidomos në këtë periudhë pas ndarjes së papritur nga jeta të Papa Françeskut, që na ka prekur të gjithëve në mënyrë të pabesueshme."

Sipas tij, etapa e 21-të, më 1 qershor, do t’i kushtohet tërësisht Papës së ndjerë:

"Do të jetë një etapë dhe një mbërritje krejtësisht e dedikuar për Papën, i cili ishte një dashamirës i madh i sportit dhe gjithmonë e promovoi atë si një moment përfshirjeje dhe pjesëmarrjeje.

Për ne do të jetë një moment shumë emocionues."

Etapa finale do të jetë një kronometër individual, ndërsa Cairo shtoi:

"Kalimi përmes Vatikanit është një homazh i thellë nga ana jonë.

Papa Françesku ishte një Papë jashtëzakonisht i veçantë. Ky do të jetë një turne shumë konkurrues, me disa të rinj shumë të fortë.

Besoj se kemi një itinerar që do të na japë emocione të mëdha dhe aspak të parashikueshme."

EMISIONET