Franca mundet nga Bregu i Fildishtë në provën e fundit para Kupës së Botës

Franca mundet nga Bregu i Fildishtë në provën e fundit para

Kombëtarja e Francës ka nisur fazën përfundimtare të përgatitjeve për Kupën e Botës me një humbje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Nantes.

“Gjelat” kaluan të parët në avantazh falë golit të Rayan Cherki në pjesën e parë, duke krijuar përshtypjen se do ta mbyllnin ndeshjen me fitore. Megjithatë, përfaqësuesja afrikane reagoi fuqishëm pas pushimit dhe përmbysi rezultatin.

Fillimisht, Ghila Doi riktheu ekuilibrat me golin e barazimit, ndërsa Amad Diallo vulosi suksesin e Bregut të Fildishtë në minutën e 84-t, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me vlerë morale pak ditë përpara nisjes së Kampionatit Botëror.

Takimi u shoqërua edhe me një episod të pazakontë, kur arbitri Sebastian Gishamer u dëmtua pas një përplasjeje me mesfushorin e Bregut të Fildishtë, Franck Kessié. Loja u ndërpre për disa minuta për t’i ofruar ndihmën mjekësore arbitrit, i cili më pas ishte në gjendje të vazhdonte drejtimin e ndeshjes.

Humbja vjen në një moment delikat për Francën, e cila do të nisë aventurën e saj në Kupën e Botës në Grupin I, së bashku me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë. Nga ana tjetër, Bregu i Fildishtë rikthehet në skenën botërore për herë të parë që nga viti 2014 dhe synon të lërë gjurmë në Grupin E të turneut.

EMISIONET