Ernest Muçi vijon formën fantastike/ Sulmuesi shqiptar i shënon supergol ish-ekipit të tij, Besiktasit (VIDEO)

Ernest Muçi vijon formën fantastike/ Sulmuesi shqiptar i shënon

Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol fantastik për Trabzonsporin.

Ishte minuta e 25-të, kur futbollisti i Kombëtares ngushtoi shifrat ndaj Beshiktashit.

Trabzonspori po mposhtet me rezultatin 1-3.

Goli i Muçit është i gjashti në katër ndeshjet e fundit. Padyshim që është edhe lojtari i momentit për Trabzonsporin në Superligën turke.

Stadiumi shpërtheu me tifozët e Trabzonsporit, që u treguan të papërmbajtshëm.

Këtë herë ishte një gol përballë ish-ekipit për Muçin, që edhe pse aktivizohet në mesfushë po bën rolin e bomberit.

Vetëm në katër ndeshjet e fundit, Muçi ia doli të tregojë veten.

Më parë po kalonte një periudhë pa hapësira edhe te Trabzonspori.

EMISIONET