Chelsea fiton me përmbysje ndaj West Ham dhe kalon Manchester Cityn në renditje

Chelsea fiton me përmbysje ndaj West Ham dhe kalon Manchester Cityn në

Elita e futbollit në Angli, Premier League mbylli ndeshjet e raundit të 24-t.

Në "Stamford Bridge" vendasit e Chelsea fituan 2-1 me përmbysje kundër West Ham dhe kësisoj marrin vendin e katërt në klasifikim, duke lënë momentalisht jashtë Champions League ekipin e Manchester Cityt.

Pjesa e parë foli për "Çekanët", të cilët e mbyllën në epërsi me golin e Bowen në minutën e 42-të.

Të besuarit e Marescas dolën në fushë me tjetër besim në fraksionin e dytë dhe goli i barazimit u shënua nga Neto në të 64 minutë.

Minuta e 74-t ishte deçizive për Chelsea, me Uan Bissaka që shënoi në portën e tij dhe i dha tri pikë Bluve të Londrës.

Ky sukses i ngjit Blutë në kuotën e 43 pikëve për vendin e katërt, ndërsa West Ham me 27 pikë mbetet në pozitën e 15-të.

EMISIONET