Barcelona do të kërkojë 500 mln Euro kredi për të mbyllur “hallet”

Barcelona do të kërkojë 500 mln Euro kredi për të

Zgjedhja e presidentit të ri, Joan Laporta nuk i ka zgjidhur menjëherë problemet që ka Barcelona, sidomos të aspektit ekonomik ku sipas mediave spanjolle humbjet vetëm këtë sezon mund të kenë arritur në 400 mln Euro.

Drejtuesit e klubit janë në pritje të rezultateve të auditit të brendshëm që do të sjellë një fotografi të situates ekonomike të Barcelonës dhe më pas do të veprohet për të sistemuar sadopak gjendjen si në atë financiare ashtu edhe në atë sportive.

Përgjigja e auditit do të ndihmojë Laportan të kuptojë edhe sesa mund t’i ofrojë Leo Messit për të rinovuar kontratën, një aspekt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës por gjithsesi nuk pritet lajm shumë i mirë nga kontrolli i brendshëm ndaj dhe do të gjenden disa zgjidhje.

Një prej tyre që është edhe kryesorja, përgatigja e një kërkese për të marrë 500 mln euro kredi nga Barcelona, një shumë që do të rikthente stabilitetin e klubit katalanas, sigurimin e pagave dhe ndërmarrjen e disa investimeve të nevojshme por larg shpenzimeve të çmendura.

Pandemia ka tkurrur arkën jo vetëm të Barcelonës por pothuajse të të gjitha klubeve të mëdha të Europës ku një minus i madh ishte mungesa e tifozëve për një sezon e gjysmë në shkallët e “Camp Nou” dhe jo më kot katalanasit ishin një nga nismëtarët e SuperLigës e cila do të mbushte menjëherë arkën me 350 mln Euro.

Me projektin që është pothuajse i dështuar, kreditimi me 500 mln euro është e vetmja mundësi që Barcelona të rikthehet në shina dhe të nisë një periudhë ringritjeje me apo pa Messin në skuadër.

EMISIONET