Policia i ndalon Patriarkut Porfiria hyrjen në Kosovë, “tërbohen” mediet serbe

Policia e Kosovës në vendkalimin administrativ të Merdarës nuk ka lejuar që vetura me patriarkun serb Porfiri të hyjë në territorin e Kosovës.
Patriarkun serb Porfiri ka tentuar që të futet sot në Kosovë pavarësisht letrës së djeshme nga autoritetet e Kosovës se nuk i lejohet qëndrimi.
Patriarku qëndroi në makinë për disa minuta në anën e kontrolluar nga Policia e Kosovës, pastaj u kthye dhe u kthye në drejtim të Kurshumlisë.
Qeveria e Kosovës përmes një e-maili dje e ka njoftuar kreun e Kishës Ortodokse Serbe se nuk i është lejuar hyrja në Kosovë dhe Mitrovicë dhe ka kërkuar që ai të ndahet nga serbët në barrikada, si kusht për qëndrimin e tij në Kosovë.



