E rëndë në Kosovë/ Vdes foshnja e porsalindur, arrestohen tre mjekë në Spitalin e Prizrenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 11:56

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Për pasojë janë arrestuar tre mjekë.
Mediat kosovare shkruajnë se denoncimi është bërë nga i ati i foshnjës, pasi dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.


