VIDEO/ Bardhi jep recetën për Shqipërinë: S’ka zgjidhje pa zgjedhje të lira e të ndershme!

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi pas mbledhjes me grupin parlamentar jep dhe recetën për Shqipërinë.

Bardhi ka kritikuar ndjeshëm zhvillimin e proceseve zgjedhore gjatë viteve të fundit, duke deklaruar se nuk është lejuar kurrë një proces i denjë zgjedhor dhe se nuk ka pasur një reformë kuptimplotë zgjedhore.

"S’ka zgjidhje pa zgjedhje të lira e të ndershme!", theksoi Bardhi.

Sipas Bardhit, Kryeministri Edi Rama ka bërë përpjekje për të shkallmuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke bllokuar ndryshimet dhe reformat zgjedhore të nevojshme. Bardhi ka nënvizuar se për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për problemet zgjedhore, është e domosdoshme të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai ka theksuar se PD do të vazhdojë të angazhohet për të siguruar që procesi zgjedhor të përmbushë standardet e kërkuara për transparencë dhe ndershmëri, duke përqendruar aksionin politik në këtë drejtim.

VIDEO/ Bardhi jep recetën për Shqipërinë: S’ka

EMISIONET