Protesta pro Veliajt para gjykatës, Vatnikaj: SPAK ka dërguar 2 ankesa ndaj policisë e Ministrisë së Brendshme
Gazetari, Edison Vatnikaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në draft raportin e KE theksohet se është shqetësim serioz dështimi i sigurisë në protestën pro Veliajt para SPAK-ut.
Vatnikaj: Për t’u ndalur tek policia e shtetit, në draft raport është një pikë ku shprehet se SPAK paska dërguar dy ankesa ndaj dy institucioneve policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme në protestën që është zhvilluar pro Veliajt nga drejtues dhe punonjës të bashkisë së Tiranës që shpreh se është një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e prokurorisë së posacme.
Në fakt ne e kemi ndjekur protestën edhe për shkak të zhvillimeve që ndodhën atë ditë në gjykatën e posacme dhe vërtet ka pasur një problematikë sa i takon një kordoni policor mbi protestuesit të cilët ishin sigurisht në mbrojtje dhe thirrje të vazhdueshme kundër SPAK dhe pro një kryebashkiaku që sot ndodhet në burg për korrupsion, pastrim parash dhe për mosdeklarim.
Sigurisht është shqetësim kjo situatë, nga ana e gjyqtarit të gjykatës së posacme Erion Bani si kryetar i kësaj gjykate por edhe si drejtues i prokurorisë së posacme, Altin Dumani shpesh është ngritur shqetësim se pse policia nuk ka vepruar në kohën e duhur për shkak se gjatë futjes së prokurorëve dhe agjentëve të BKH por edhe të gjyqtarëve në hyrjen kryesore ku ka qenë e populluar me protestues shpesh herë ka pasur reagime dhe kanë pasur edhe fyerje të lëshuar ndaj këtij institucioni çka sigurisht që ndjehen të rrezikuar.
Edhe në draft raport theksohet se është shqetësim serioz dështimi i sigurisë në këtë protestë të kryetarit të bashkisë Veliaj.

