Unaza e Burrelit u shemb para se të hapej, Berisha: Projektuesja, e akuzuar disa herë për mashtrim

Unaza e Burrelit u shemb para se të hapej, Berisha: Projektuesja, e akuzuar

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të ri lidhur me projektin e rikonstruksionit të Unazës së Poshtme të Burrelit e cila është shembur.

Berisha shkruan se pas projektit qëndron një kompani me lidhje të drejtpërdrejta me persona të akuzuar për korrupsion dhe mashtrim në projekte publike.

Sipas tij, projekti është hartuar nga studioja “Arabel-Studio”, me pronare Ana Nishkun, një emër që Berisha thotë se është përfshirë më parë në akuza për mashtrim bashkë me ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Ai shton gjithashtu se motra e saj, Yllka Nishku, është tashmë nën hetim në çështjen e Benet Becit dhe KESH-it, ndërsa pretendon se edhe babai i tyre ka qenë i përfshirë në skema mashtrimi me mikrokredira.

Të dhëna të reja për Unazën elektorale të Burrelit! Shikoni fotot lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Projektuesja e Unazes se Burrelit eshte Arabel-Studio me pronare Ana Nishku disa here e akuzuar per mashtrim me ish Kryetarin e Bashkise Bulqize Lefter Alla, motra e saj Yllka Nishku sot e akuzuar me Benet Becin, ndersa babai nje mashtrues i mikrokredive!”, shkruan Berisha.

Projekti i rikonstruksionit është financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për një shumë prej 128 milion lekësh të reja, dhe nisi punimet një vit më parë.

Zbatimi i punimeve është kryer nga kompania “ULZA” sh.p.k e Ndue Shpanit, e cila ka fituar disa tendera në Mat dhe Bulqizë, përfshirë rikonstruksionin e katër shkollave dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Megjithëse punimet përfunduan në fund të vitit të kaluar, Unaza nuk u vu kurrë plotësisht në funksion, pasi dëmtimet nisën pas reshjeve të para të vjeshtës 2025.

EMISIONET