Teliti: Negociatorët e integrimit nuk mund të jenë kurrsesi ata që shuan çdo shpresë për të ardhmen në Shqipëri

Teliti: Negociatorët e integrimit nuk mund të jenë kurrsesi ata

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ngre alarmin që negociatorët e integrimit nuk mund të jenë kurrsesi përgjegjësit e gjendjes alarmante, të krizës, të braktisjes së shqiptarëve.

Sipas Telitit zgjidhja është ndryshimi politik me zgjedhje të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike. 

Postimi:

PO PËR VARFËRINË DHE HALLET E SHQIPTARËVE KUSH DO NEGOCIOJË?
Pas 11 vitesh të humbura nē rrugëtimin tonë për tu integruar në BE, fatkeqësisht sot hallet dhe problemet e njerëzve janë në kulmin e tyre më të trishtë.
Kush do negociojë për të zhdukur varfërinë e mbi 700mijë pensionistëve? Ata që mashtruan pensionistët me gjoja indeksimet?
Kush do negociojë për 47% të fëmijëve shqiptare që sot sipas Unicef janë të kequshqyer? Ata që i përcmuan e i braktisën këto vite familjet nevojtare apo ata që lejuan rritjen e cmendur të cmimeve të ushqimeve bazë?
Kush do negociojë për qindra e mijëra sipërmarrjet që kanë falimentuar në këto vite dhe humbjen e vendeve të punës? Ata që rritën taksat dhe dërguan taksidarët e uritur në dyert e bizneseve?
Kush do negociojë për ilacet jetike që mungojnë në spitalet shqiptare? Ata që abuzuan qindra milionë euro në PPP-të klienteliste e korruptive të shëndetësisë?
Kush do negociojë për arsimin dhe klasat me dy turne? Ata që groposën arsimin andej nga fundi në renditjen ndërkombëtare?
Kush do negociojë për fermerin e braktisur që hedh produktet në kanal? Ata që nuk dhanë subvencionet e duhura ashtu sic bëjnë vendet e tjera të rajonit?
Kush do negociojë për drejtësinë që drejtësi nuk bën ndaj pushtetarëve të korruptuar, por padrejtësisht arreston Liderin e Opozitës dhe eksponentët e saj? Ata që drejtësinë e konsiderojnë si sektor të qeverisjes, apo ata që nuk pyesin për vendimet e Gjykatës Kushtetuese?
Kush do negociojë për 1 milionë shqiptaret që morrën arratinë rrugëve të Europës këto vite? Ata që shuan qëllimisht cdo shpresë për një jetesë normale këtu në Shqipëri?
Një gjë është e sigurt, negociatorët për integrimin në BE nuk mund të jenë shkaktarët e kësaj gjendjeje alarmante.
Ndaj duhet ndryshimi, ndaj duhet vota e lirë, ndaj duhet qeveria teknike.
Të gjithë në këmbë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur. #osotokurrë

EMISIONET