Referendumi për votëbesimin e Berishës/ Vokshi: Deri në 13:00 votuan mbi 19 mijë anëtarë të PD!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 14:11

Drejtuesja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
“Pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 19 202 anëtarë. Në asnjë degë nuk është raportuar problem”
Vokshi tregoi dhe porosinë që u është dhënë QV në degë të PD-së: Të zbatohet udhëzimi që të mos lejohet asnjë anëtar për të votuar nëse nuk e ka emrin në listë dhe të lëshuar nga PD.

