Përplasja në Grupin e PD-së, Shehu: Të fokusohemi tek kundërshtimi i burgosjes së Berishës
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Tritan Shehu ka bërë një deklaratë për media.
Ai theksoi se opozita duhet të fokusohet tek kundërshtimi i burgosjes së Berishës dhe tek përkrahja e elektoratit.
“Kam thënë që edhe nëse jepen komisionet nuk janë suksese, sepse gjendja e situata është përkeqësuar me burgosjen politike të Berishë,. Forma e vijimit të aksionit mund të shikohet.
Mos mendojmë se nëse marrim dy komisione marrim suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS dhe Ramën por me përkrahjen e elektoratit tonë, sic u pa në protestë.
Duhet të koncentrojmë aksionin politik në atë që është më e rëndësishme, izolimin politik të Berishës. Ta bëjmë para ndërkombëtarëve apo kudo mundemi.
Beteja jonë duhet të jetë për të kundërshtuar burgosjen e Berishës. Mos fshihemi pas gishtit”, u shpreh Shehu.


