Peleshi në tavolinë me Zoton, Balliu: Inceneratorët kanë drejtuar dhe drejtojnë çdo eksponent të qeverisë
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” foto të Ministrit aktual të Mbrojtjes Niko Peleshi me personazhin e shumë përfolur të korrupsionit me inceneratorët Klodian Zoto.
Shefi i Organizimit në PD në një shënim bashkëngjitur fotove në fjalë thekson se
“Inceneratorët kanë drejtuar dhe drejtojnë çdo eksponent të qeverisë.
Niko Peleshi është një tjetër nyje e rëndësishme e funksionimit të korrupsionit.
Zoti Peleshi sa herë keni udhëtuar ju me Klodian Zoton, në Itali?”, shprehet Balliu.