Mungesë organizimi në Ksamil/ Zhupa: Bashkia e Sarandës pa zgjidhje për mjetet lundruese

Mungesë organizimi në Ksamil/ Zhupa: Bashkia e Sarandës pa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për situatën në Ksamil në nisje të sezonit turistik, ku operatorët e skafeve dhe mjeteve të vogla lundruese kanë dalë në protestë për mungesën e vendbazimit.

Sipas saj, kjo problematikë është përgjegjësi e Bashkisë së Sarandës, e cila nuk ka marrë masa në kohë për të krijuar një organizim të qartë për mjetet lundruese, pavarësisht se sezoni turistik ka nisur dhe fluksi i vizitorëve pritet të rritet.

Zhupa shprehet se mungesa e planifikimit ka vendosur në vështirësi operatorët dhe familjet që jetojnë nga turizmi në zonë.

Ajo shton se edhe zgjidhjet e propozuara deri tani, si përcaktimi i disa korridoreve lundrimi, nuk janë të qarta dhe sipas operatorëve mund të sjellin probleme në menaxhimin e aktivitetit në det.

Në reagimin e saj, Zhupa kërkon që Bashkia e Sarandës të ndërhyjë menjëherë me një zgjidhje të qartë dhe të qëndrueshme, duke theksuar se turizmi kërkon organizim dhe vendimmarrje në kohë, jo vonesa institucionale.

EMISIONET