"Mirënjohje për mbështetjen" - Rama e Begaj urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Një festë e veçantë edhe për shqiptarët!
Kryeministri Edi Rama ka uruar në rrjetet sociale 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo është një festë e veccantë edhe për shqiptarët.
Kjo, sipas tij, pavarësisht, erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi.
“MIRËMËNGJES dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
URIMI I PRESIDENTIT BEGAJ
Presidenti Bajram Begaj, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.
On the 250th anniversary of the Independence of the United States of America, I extend my warmest congratulations to @POTUS Donald Trump and the American people.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 4, 2026
Albania deeply values its enduring friendship and strategic partnership with the United States, built upon the shared… pic.twitter.com/bLismwIldd


