SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn dhe 15 persona të tjerë. Elman Abule njihet me akuzat

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Burime bëjnë me dije se akuzat kryebashkiakut të Tiranës do t’i komunikohen ditën e nesërme më datë 23 korrik.

Mësohet se lidhur me këtë edhe avokatët dhe Veliajt janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Ajo që mbetet e paqartë është fakti nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës ku qëndron prej 11 shkurtit të këtij viti për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn dhe 15 persona të

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

Njëri prej tyre, Elman Abule, i cili mbahet në masën e sigurisë të arrestit në shtëpi, mësohet se është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku është njohur zyrtarisht me akuzat që rëndojnë.

“Afati i fundit është data 30 korrik për mbylljen e hetimeve, dhe kjo është faza kur i komunikohen akuza zyrtarisht dhe palët kanë të drejtë brenda 10 ditëve të paraqesin prapësime me MEMO”, sqaron për “Ora News”, gazetari Elton Qyno.

EMISIONET