Kryemadhi: Skema e inceneratorëve është një skemë mashtruese, është koncesion korruptiv

Deputetja e partisë së lirisë Monika Kryemadhi në një intervistë për Ora Neës për gazetarin Isa Myzyraj tha se nëse do të ktheheshim në 2016 ajo nuk do të votonte Reformën në drejtësi.
Kryemadhi shtoi se përgjegjësia në këtë rast është që në territorin e bashkisë së Tiranës është një ndërtim pa leje prej 15 hektarësh te landfilli i Tiranës.
Kryemadhi: Sa herë mediet e lidhura me incineratorin e Tiranës më sulmojnë mua dhe Metën, pas një jave ndodhin sekuestrime dhe arrestime të inceneratori i Tiranës. Sot është në burg Taulant Tusha dhe djali i xhaxhait të vjehrrës së Veliajt është në burg sot. Janë këta njerëzit që kanë firmosur për incineratorët.
Përgjegjësia në këtë rast është që në territorin e bashkisë së Tiranës është një ndërtim pa leje prej 15 hektarësh. Ka një firmë individuale të Veliajt që i ka hapur rrugë një incineratori korruptiv dhe që i ka kërkuar Shkëlqim Canit për ta financuar këtë incinerator pa u lidhur kontrata. Ka komunikime zyrtare, nuk është më narrativë politike. Skema e inceneratorëve është një skemë mashtruese.

