Këlliçi: Rama sot urdhëroi Apelin ta lirojë zarin e tij Veliaj. Më 11 Maj, qytetarët do t’i japin atë çka meriton...

Pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Rama lidhur me SPAK dhe reformën në drejtësi, ka reaguar drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi.

Ky i fundit, thotë se Rama urdhëroi sot gjyqtaren e apelit të lirojë Erion Veliaj e ta hetojnë në gjendje të lirë.

Këlliçi thotë se Rama nuk po fshihet më, mirëpo, ajo çfarë do të marrë më 11 maj, ‘është Noc Rruku dora vetë’.

Postimi i Belind Këlliçit:

Edi Rama sot i nxorri sërish gishtin e mesit ‘reformës’ në drejtësi, duke kërcënuar dhe intimiduar publikisht Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e në veçanti Prokurorin Dado dhe Gjyqtarin Bano.

Në një qëndrim të paprecedentë, ai sot urdhëroi gjyqtaren e Apelit që ta lirojë zarin e tij Veliaj në mënyrë që ai të ndiqet në gjendje të lirë.

Ende nuk dihen arsyet e plota të shfazimit total të kreut të narkoshtetit, por një gjë është e sigurt: Nga sot ai nuk fshihet më!!!

Pasi dështoi të kapte një foto me Zv. Presidentin JD Vance në Mynih, pasi tashmë është demaskuar publikisht si kukulla e Sorosit, pasi vetë Alex Soros e trajtoi si leckë duke rikthyer online fotot të cilat Rama i ka fshirë nga çdo rrjet, ai tashmë i është rikthyer personazhit të tij të preferuar, Noc Rrokut!

Milionat dhe lobistët nuk i bëjnë më punë. As diplomatët e kapur e të blerë nuk e ndihmojnë dot më.

Edi Rama është tashmë më i qartë se kurrë. Më 11 Maj, qytetarët shqiptarë do ti japin atë çka ai ka 12 vite që e meriton; Noc Rrokun dora vetë!

EMISIONET